Egli reagon pas diskutimeve në Prime per Gjestin: “Mendohuni mirë…” “Me shpirt të fal por”

Mbrëmjen e sotme, gjatë spektaklit Prime të Big Brother VIP Albania, u transmetuan pamjet e takimit të fundit mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë, pak para se Egli të linte garën.

Dyshja u takua në Dhomën e Rrëfimit, ku patën mundësinë të sqarojnë njëri-tjetrin mbi dinamikat e krijuara mes tyre gjatë qëndrimit në shtëpi. Ky moment i fundit mes tyre ishte i mbushur me emocione dhe reflektim.

Gjestit iu dha rasti t’i shprehë Eglit ndjesën e tij, duke i kërkuar falje për çdo situatë që mund ta kishte lënduar apo mërzitur gjatë eksperiencës së tyre në format.

Egli, me një ton të qetë dhe të sinqertë, i dha një përgjigje prekëse: “Me shpirt të fal.”

Biseda mes tyre:

Egli: Unë po dal se nuk e përballoj dot më
Gjesti: Nuk po e kuptoj, e di që ke gjithë këtë stres, ke vjellë, e di që më ke dash, po mos e jep veten kaq shumë
Egli: Pavarësisht të gjithave nuk kam luajt në asnjë moment të vetëm sa kam hyrë
Gjesti: Ke qenë në ngarkesë të madhe ekstrem. A do më falësh?
Egli: Me shpirt të fal


Pas diskutimeve të sotme në Prime mbi largimin e saj nga Big Brother VIP Albania, Egli ka bërë një reagim publik në InstaStory, duke lënë të kuptohet se situata që përjetoi brenda shtëpisë e ka prekur thellë.

Ajo ka shpërndarë një mesazh domethënës, ku shkruan:

“Mendohuni mirë para se të bëni një grua të qajë, sepse Zoti numëron lotët e saj.”

Ky postim ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë nisur të spekulojnë nëse ky mesazh ishte një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Gjestit, i cili është përmendur shpesh si një ndër arsyet që ndikuan në përkeqësimin e gjendjes së saj emocionale në shtëpi.