Gjesti dhe Rizarta kanë kaluar dy javë duke fjetur bashkë
në të njëjtin krevat në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, si pjesë e një dënimi të vendosur nga “Vëllai i Madh”.
Ky vendim erdhi pas një veprimi të Gjesti, si lider i shtëpisë, që zgjodhi Rizartën për të fjetur me të dhe largoi Eglin, pas hapjes së një zarf nga “valixhja e tundimeve”.
Sot shënohet nata e fundit e këtij dënimi, dhe gjatë një bisede, Rizarta ia kujtoi këtë fakt Gjesti, i cili me humor dhe provokim u shpreh se do të përqafohen dhe “do të bëjnë tmerrin” në natën e fundit.
Edhe sonte do flesh me mua? Sonte do të bëjmë tmerrin, u kry”, tha Rizarta.
Në bisedën e tyre, Gjesti pyeti Rizartën nëse do të flinte sërish me të, ndërsa ajo i konfirmoi se do të jetë natë e fundit për ta.
Dita e sotme ka nisur me debate në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes Rizartës dhe Valbonës. Kjo e fundit iu drejtua banores duke i thënë se nuk ngurroi që të shkonte të futej në shtratin e Gjestit.
“Ishte urdhër nga Vëllai i Madh dhe nuk ke si e përdor ti këtë. Ishte detyrë nga Vëllai i Madh dhe nuk ka asgjë të keqe. Ti ke qenë e para që ke thënë nuk ka asgjë të keqe të flesh me njerëz të tjerë në krevat”, iu përgjigj Rizarta.
Pjesë nga debati:
Rizarta: Ja do ta provoj dhe të shoh se ça do bësh me kërcënimet e tua të pavend
Valbona: Shko e futu në krevat te Gjesti
Rizarta: Unë futem ku të dua, ti shko e përqafo dhe dashuro Laertin
Valbona: Unë e dua, po ti ça do me Gjestin?
Rizarta: Qofshi të lumtur, unë s’kam asgjë me Gjestin
Valbona: Për lojë fle kjo, unë kisha dalë nga shtëpia dhe s’do kisha fjet me asnjë mashkull
Rizarta: Po ti je ti. Unë nëse nuk bëj asgjë të keqe nuk kam pse të druhem nga asgjë
Valbona: Nuk e dimë se ça bëhet poshtë jorganit
Rizarta: Poshtë jorganit tim nuk bëhet asgjë
Valbona: Unë nuk fle me një mashkull
Rizarta: Unë i kam kthyer kurrizin dhe kaq. Po ti ça ke që futesh këtu
Valbona: Më ke thënë e pamoralshme
Rizarta: Nuk të kam thënë e pamoralshme, të kam thënë s’më pëlqen ti si njeri