I dashuri im ka shije cokollate dhe…! Elton Ilirjani zbulon cfare ben me te dashurin (Foto)

Biznesmeni gay  ka prezantuar të dashurin e tij me ngjyrë. Ai publikoi një foto të partnerit amerikan në shtrat duke fjetur gjumë dhe shkroi: “Çokollata ime fle si fëmijë.”

elton ilirjani (2)

Ndërsa në një tjetër postim, u shpreh: “Bashkëshorti im vitin tjetër do bëhet shqiptar”, duke lënë të nënkuptohet se mund të marrë nënshtetësinë shqiptare.

elton ilirjani (16)

Biznesmeni gay ka folur hapur përgjatë viteve për seksualitetin e tij. Gjatë një interviste së fundmi në “Zonë e lirë”, është shprehur se nuk ka dëshirë dhe as në plan të ndryshojë gjininë.

elton ilirjani (15)

“Jam çun, nuk jam gocë. Look-u nuk të bën femër apo mashkull, organi seksual të bën femër apo mashkull”, theksoi Elton Ilirjani.

elton ilirjani (9)

“Edhe të bën, Elton le t’i themi ca gjëra. Unë që të njoh, përpara se të ikje, kur të takova për herë të parë, totalisht, po them normat e dukjes, deri këtu ka ca gjëra bazike që i kuptoj, ti ke qenë totalisht mashkull, pa buzë të fryra, ishe normal, por tani je gocë. Gocë në look po them”, iu drejtua moderatori Arjan Çani.

elton ilirjani (8)

Ndërsa biznesmeni iu përgjigj: “Ndoshta mund të perceptohet kështu, por nuk dua që ta ndryshoj gjininë. Mendoj që njerëzit që ndryshojnë gjininë duhet të mendohen mirë. Të gjitha institucionet përgjegjëse për këtë duhet të sigurohen që këta persona që ndërrojnë gjininë, nuk e ndryshojnë këtë për të bërë para apo se meshkujt shqiptarë i duan ata femra.”

elton ilirjani (13)

Duke falënderuar Zotin që jeton në Amerikë, Ilirjani tha se nuk do të kryente marrëdhënie me një shqiptar, pasi këta të fundit kur “shkojnë me një mashkull, duan ta kthejnë në femër”.

elton ilirjani (5)

“Unë e kam thënë herë tjetër, ka shumë meshkuj shqiptarë, që unë shyqyr Zotit nuk do shkoj më me meshkuj shqiptarë, falenderoj Zotin që jam në Amerikë. Meshkujt shqiptarë edhe kur shkojnë me një mashkull duan ta kthejnë në një femër. Kam frikë që një transgjinor në Shqipëri bëhen të tillë se duan të kënaqin meshkujt. Kjo është gabim”, përfundoi biznesmeni.

/Panoramaplus.al

elton ilirjani (3)

elton ilirjani (14)

 

Elton Ilirjani1

Elton Ilirjani

Elton Ilirjani11elton ilirjani