Një nga hitet më të famshme të G Banit ka qenë bashkëpunimi me Crazy Girl, Të Dua.
Tashme si pjesmarres ne Big Brother, G bani eshte kthyer ne nje nga personazhet me te perfolur te ketij Show, por te gjithe e mbani mend qe kenga hit e tij ishte me kengetaren Crazy Girl
Ai tregoi për të gjithë fansat se ku ndodhet Crazy Girl tani dhe tha se po pret momentin që të kthehet sërish në tregun e muzikës shqiptare.
“Crazy është me pushime në Evia, është në zonën e Atikës në Greqi. Është me tre fëmijë, e martuar me një mikun tonë vlonjat. Është shumë mirë, ka dëshirë të bëjë gjëra për tregun e Shqipërisë, kemi materiale.
Thjesht pret momentin. Të rikthehet për të qenë e para e repit shqiptar nuk besoj se e dëshiron sepse do ishte egoizëm. Por që të ekzistojë për njerëz që e duan ka vend sepse na duan,” tha ai.
Një nga dyshet më të përfolura të tregut muzikor shqiptar, ka qenë G Bani dhe Crazy Girl për të cilët shpesh janë përhapur thashetheme se kanë qenë në një lidhje. E sidomos pas këngës “Te Dua”. Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes tyre, këtë e sqaron vetë reperi në intervistën e dhënë në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA.
Ester Bylyku: Po përfitoj pak nga sinqeriteti yt. Më thuaj të vërtetën, në të kaluarën ke patur diçka më tepër se shoqërore me Crazy Girl?
G Bani: Lajmi i mirë është se për Crazy-n gjithmonë kam patur admirim dhe adhurim për të, jo vetëm unë por të gjithë djemtë që e njihnin kanë patur debulesë për të. Sepse ajo shoqërohej vetëm me djem. Jo vetëm nga paraqitja jashtme, por edhe si person është shumë i mirë. Ndërsa lajmi keq është që asnjëherë s’kemi patur lidhje. Jemi vetëm miq.