Gjesti mbushet ne lot: “I kërkoj falje familjes së Eglit, por s’kam ndjenja, ja cfare ndodhi qe se dini” (Video)

Dalja e papritur e Eglit nga “Big Brother Vip” i suprizoi të gjithë banorët e shtëpisë, përfshirë këtu edhe Gjestin.

Në momentin e daljes së saj, Gjesti u shpreh se ndihet i lumtur që doli pasi gjendja e saj psikike dhe emocionale brenda shtëpisë po rëndohej.

“Jam i lumtur që shpëtoi, ishte duke i bërë vetes keq”- u shpreh ai ndër të tjera.

Ndërsa pak më parë, teksa qëndronte vetëm në oborr, Gjesti i dërgoi një mesazh familjes së Eglit, tek i kërkonte falje për çka i kishte shkaktuar asaj, ama shtoi se ka qenë i qartë me të duke ja thënë hapur se nuk ka ndjenja.

“Ta kam thënë në fytyrë, nuk kam ndjenja, s’kam ndjenja! Të kërkoj falje, pasha zotin, edhe familjes tënde i kërkoj falje shumë. Ndoshta kam bërë gjeste palidhje, as vetë se di çfarë po bëj këtu brenda, se edhe unë i kam ato të miat..Kurrë në jetë për të të lënduar, kurrë!”