Spektakli i mbrëmjes së sotme sapo ka nisur dhe Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, kanë bërë një hyrje ndryshe të spektaklit ‘Prime’ këtë të premte.
Ata i shprehën ngushëllimet më të sinqerta producentes ekzekutive të Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, e cila humbi nënën.
Në emër të stafit dhe produksionit, Alaudini dhe Jonida i shprehën ngushëllime Olsës.
“Jemi me ty Olsa, forca”-u shpreh moderatorja!
Ne nje interviste te dy viteve me pare Olsa shprehej per semundjen e mamase se saj.
Olsa tregoi se nëna e saj vuan nga një sëmundje dhe që prej momentit që e ka mësuar lajmin, jeta e saj ka ndryshuar. Ajo tregoi se aty kuptoi rëndësinë e nënës së saj dhe sesa shumë e donte.
“Unë kam përjetuar një situatë dramatike vitin e shkuar, por puna nuk më ka shpëtuar. Kur vij në punë mbyll çdo çelës të jetës sime.
Nuk e kisha kuptuar që mami ishte pjesa më e rëndësishme e jetës kur patëm problematik me sëmundjen e saj. Kur mësova se ishte e sëmurë, ndoshtsa nuk do mundja ta shihja më, aty kuptova sa shumë e doja dhe sa shumë duhet të bëjmë për prindërit.
Ne nuk e kuptojmë sa të rëndësishëm janë për jetën tonë. Kur ndodhi sëmudnja thash do bëja gjithçka që telefonata e saj të zgjas.
Unë mamin e kam si shpirt tani dhe e dua shumë dhe kështu duhet t’i flasim prindërve”, tha Olsa në “Goca dhe Gra”.