Ikja nga jeta e një prindi nuk është e lehtë! E as për Olsa Muhametin dita e sotme nuk ka qenë e tillë! Kjo pasi nëna e saj është ndarë nga jeta.
Lajmi është bërë me dije nga vetë producentja. Kjo e fundit ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale të Instagram-it lajmin e rëndë që i ka hidhëruar shpirtin.
E fjalët e saj ishin akoma më rrëqethëse; “Luftuam kaq shumë o ma! Ike ti bashkë me një copë të shpirtit tim”-shkruan ajo.
Ja si shprehej dikur Olsa per brengun e mamase se saj
E pyetur se kur mendon të martohet dhe të lindë fëmijë, autorja e emisionit “Për’puthen” u përgjigj kështu:
“Unë s’e kam aspak problem të gjej dikë dhe të lind fëmijë, por s’ka qenë zgjedhja ime deri më tani…”
Mandej ajo shtoi: “Mami më ka pyetur njëherë: ‘A je e lumtur?’ Dhe unë iu përgjigja ‘PO”
“Kur të mos jem më e lumtur kështu, do gjej një partner me të cilin do martohem dhe do sjell në jetë një fëmijë”, tha ajo.
Spektakli i mbrëmjes së sotme sapo ka nisur dhe Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, kanë bërë një hyrje ndryshe të spektaklit ‘Prime’ këtë të premte.
Ata i shprehën ngushëllimet më të sinqerta producentes ekzekutive të Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, e cila humbi nënën.
Në emër të stafit dhe produksionit, Alaudini dhe Jonida i shprehën ngushëllime Olsës.
“Jemi me ty Olsa, forca”-u shpreh moderatorja!
Ne nje interviste te dy viteve me pare Olsa shprehej per semundjen e mamase se saj.
Olsa tregoi se nëna e saj vuan nga një sëmundje dhe që prej momentit që e ka mësuar lajmin, jeta e saj ka ndryshuar. Ajo tregoi se aty kuptoi rëndësinë e nënës së saj dhe sesa shumë e donte.
“Unë kam përjetuar një situatë dramatike vitin e shkuar, por puna nuk më ka shpëtuar. Kur vij në punë mbyll çdo çelës të jetës sime.
Nuk e kisha kuptuar që mami ishte pjesa më e rëndësishme e jetës kur patëm problematik me sëmundjen e saj. Kur mësova se ishte e sëmurë, ndoshtsa nuk do mundja ta shihja më, aty kuptova sa shumë e doja dhe sa shumë duhet të bëjmë për prindërit.
Ne nuk e kuptojmë sa të rëndësishëm janë për jetën tonë. Kur ndodhi sëmudnja thash do bëja gjithçka që telefonata e saj të zgjas.
Unë mamin e kam si shpirt tani dhe e dua shumë dhe kështu duhet t’i flasim prindërve”, tha Olsa në “Goca dhe Gra”.