Një denoncim shqetësues ka ardhur nga Spitali Rajonal i Durrësit, ku një familjar i një pacienti ka përshkruar një situatë tronditëse. Sipas dëshmisë, në një dhomë spitali ku ishte i shtruar gjyshi i denoncuesit, një pacient tjetër ndërroi jetë.
Ndërsa kjo është një ngjarje e dhimbshme, ajo që ka tronditur më shumë familjarët është fakti se pacienti i ndjerë u la për më shumë se tre orë në dhomën e përbashkët, pa asnjë veprim nga stafi për ta larguar.
Sipas denoncimit, pacientit që po jepte shpirt nuk iu ofrua ndihmë mjekësore në momentet e fundit. Edhe pasi ndërroi jetë, trupi i të ndjerit u mbulua dhe u la në dhomën ku ndodheshin pacientë të tjerë dhe vizitorët e tyre.
Denoncuesi pyet nëse është normale që një person i vdekur të lihet në këtë mënyrë, duke krijuar një situatë traumatike për të gjithë ata që ishin të pranishëm në dhomë, përfshirë pacientët që marrin trajtim dhe familjarët e tyre.