Ajola Xoxa i bëri gjëmën Erionit! Klodiana Lala zbulon sekretet personale që zbuloi shoferi i saj

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ajo tha se vila është de facto e Veliajt dhe Xoxës, edhe pse të dy e mohojnë.

Sipas dosjes hetimore, ka qenë shoferi i zonjës Xoxa i cili ka treguar vendet ku e shoqëronte, ndër to vilën te Kodra e Diellit, në Sky Toëer dhe në vilën në Qerret.

“Zoti Veliaj dhe zonja Xoxa, më herët ka blerë shtëpi te Kodra e Diellit, këtu nuk ka pretendime SPAK. Ndërsa në Qerret nuk e kanë deklaruar vilën. Rezulton nga të dhënat, shoferi i zonjës Xoxa kur është pyetur se ku e shoqëronte Ajola Xoxën, thotë e dërgoja në Kodrën e Diellit, në Sky Toëer dhe në vilën në Qerret.

E dyta, Driant Zeneli, artist, është pyetur dhe thotë në dëshmi që zonja Xoxa dhe zoti Veliaj, më kanë ftuar në shtëpi në Qerret. E treta, SPAK ka analizuar qelizat telefonike të Veliajt, Arbër Veliajt dhe Xoxës, që rezultojnë për një kohë shumë të gjatë, që telefonat e tyre pulsojnë në vilën dikur nr4 por tashmë nr.5 në këtë resort, që tregon praninë fizike të tyre atje.

Së katërti, administratori thotë se shpenzimet për mirëmbajtjen e vilës, i paguante Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj,” deklaroi Klodiana Lala.