E fundit! U tha se ishte vr*re nga i dashuri ne Shkoder! Vajza ende gjalle, detajet e renda nga kr*mi pasionit(Video)

SHKODER- Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 11:15 në qytetin e Shkodrës.

Një djalë ka qëlluar të dashurën dhe më pas ka qëlluar veten duke ndërruar jetë brenda në makinë, ndërkohë vajza është dërguar në spital në gjëndje të rëndë, informon gazetari Ergys Kavaja.

Vajza e cila është qëlluar më armë zjarri nga i dashuri i saj në Shkodër dhe që fillimisht burime nga policia thanë se kishte humbur jetën, për fat të mirë mësohet se është në jetë dhe është nisur në spital.

Krimi ndodhi në zonën e njohur si fusha e druve, lagjja “Mark Lula’

Report Tv ka siguruar pamjet e para pas krimit, kur efektivët e policisë dhe ambulanca ndodhen pranë banesës ku ka ndodhur krimi.

Çifti bashkëjetonte dhe krimi ka ndodhur brenda në makinë ku ata jetonin.

Kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë parë dy të rinjtë brenda makinës tip Volkswagen në lagjen “Mark Lula” dhe njoftuan policinë.

Vajza është dërguar me ambulancë në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa i dashuri i saj ka ndërruar jetë në makinë.

Sipas të dhënave paraprake, i riu ka qëlluar të dashurën me plumb në kokë, ndërsa arma e dyshuar e krimit është gjetur në mjet.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Dyshohet se fillimisht ka pasur konflikt mes djalit dhe vajzës brenda makinës, e më pas janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.
Lajmi ne perditesim…