Familja Cani është e tronditur pas humbjes së djalit të tyre 14-vjeçar, Martin Cani, i cili u godit për vdekje me thikë në një incident tragjik në shkollë.
Vëllai i tij më i vogël, Henri, po përballet me sfida të tjera si pasojë e Autizmit. Përveç dhimbjes së madhe,
familja Cani po kalon vështirësi financiare për të mbuluar shpenzimet e varrimit dhe për të siguruar mbështetje psikologjike dhe kujdes për Henrin.
Ata kërkojnë mbështetje nga komuniteti dhe çdo kontribut i vogël do të ndihmojë shumë.
Ata gjithashtu ftojnë njerëzit të shpërndajnë historinë e tyre në “Facebook” dhe “Instagram” për të marrë sa më shumë ndihmë.