Familja Cani po përjeton një humbje të thellë pas ngjarjes tragjike të 18 nëntorit, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra në një sulm me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj.
Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Fan Noli” dhe la të plagosur edhe shokun e tij, Luis Meçja, i cili u godit katër herë me thikë.
Për të përballuar shpenzimet e varrimit dhe mbështetjen psikologjike për familjen, është hapur një fushatë GoFundMe nga prindërit e Martinit, Florina dhe Angel Cani.
Në mesazhin e tyre prekës, ata përshkruajnë Martinin si një djalë plot jetë dhe shpresë, si dhe një futbollist të ri premtues. Familja e të ndjerit po përballet gjithashtu me sfida të tjera, pasi vëllai i vogël i Martin, Henry, është me autizëm dhe kërkon gjithnjë kujdes të specializuar.
“Po përjetojmë një dhimbje të paimagjinueshme dhe jemi të detyruar të përballemi me vështirësi të mëdha financiare. Çdo ndihmë, sado e vogël, do të lehtësojë sadopak këtë barrë,” shkruajnë prindërit në apelin e tyre.
Familja i fton të gjithë ata që nuk kanë mundësi të kontribuojnë financiarisht, të ndihmojnë duke shpërndarë historinë e Martin në rrjetet sociale. Çdo përkrahje e vogël përbën një dritë shprese për familjen Cani në këto momente të errëta.
Për të kontribuar ose për të shpërndarë fushatën kliko KËTU
“Na ka lënë të shkatërruar”, prindërit e
Apeli i plotë Florina and Angel Canit:
Familja Cani është thellësisht e pikëlluar për të ndarë humbjen shkatërruese të djalit të tyre 14-vjeçar, Martin Cani, i cili humbi jetën tragjikisht në një akt të pakuptimtë dhune. Martin u godit për vdekje me thikë në një incident në shkollë që na ka lënë të shkatërruar.
Martin nuk ishte vetëm një djalë dhe vëlla; ai ishte një rreze shprese dhe gëzimi për të gjithë ata që e njihnin.
, Martin ishte një futbollist i ri shumë premtues. Ai lë pas një familje të pikëlluar, duke përfshirë vëllanë e tij më të vogël, Henryn, i cili përballet me sfida të tjera si pasojë e Autizmit.
Përveç dhimbjes sonë të paimagjinueshme, ne po përballemi me vështirësi të mëdha financiare për shpenzimet e varrimit, mbështetjen psikologjike dhe kujdesin e specializuar për Henryn.
Po kërkojmë mbështetjen tuaj gjatë kësaj kohe tepër të vështirë. Çdo kontribut, sado i vogël, do të ndihmojë në lehtësimin e kësaj barre.
Nëse nuk mund të kontribuoni, ju lutemi shpërndani historinë tonë në Facebook dhe Instagram për të ndihmuar që të arrijmë te të tjerët.
Ju falënderojmë për mirësinë dhe dhembshurinë tuaj ndërsa përballemi me këtë tragjedi.
Me respekt,
Florina dhe Angel Cani