Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një arritje historike miratimin e marrëveshjes në Senatin Italian, e cila garanton përfitimin e pensioneve për emigrantët shqiptarë në Itali.
“Ia dolëm”, shkruan Rama teksa rithekson se përmes saj do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë.
“MË NË FUND… Senati italian miraton marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë. Kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri. Asnjë vit pune nuk humbet. Siguri dhe perspektivë e re për thuajse gjysmë milionë shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Përfitime për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, sëmundjet dhe papunësinë.. IA DOLËM. Grazie Italia, grazie sorella d’Italia”, shkruan Rama.
Palët kishin rreth 15 vite që negocionin për të arritur këtë firmë që garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali apo të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet.