TIRANË – Në emisionin “360 gradë” nga Artur Zheji në ABC News, gazetarja Anduena Llabani paralajmëroi se pas datës 13 mars SPAK do të ketë arrestime të tjera në politikë. Sipas saj janë dhjetra deputet që do të merren të pandehur.
“SPAK është aty për të prekur të paprekshmit, për të hetuar njerëzit të cilët rezultojnë në kundravajtje me ligjin duke shpërdoruar detyrën etj.
Pas 13 marsit ne do të dëgjojmë goditjet e para të SPAK-ut në lidhje me politikën.
Janë dhjetra deputetë, majtas dhe djathtas që do të merren të pandehur.
Pjesa më e madhe e proceseve penale për të cilat këta deputetë janë hetuar nga SPAK nuk kanë vetëm lidhje me Encro dhe Sky, kanë lidhje me mosjustifikimin e pasurive që ata mbartin në vite”, pohoi Llabani.