Mbrëmjen e djeshme, një 15-vjeçare në Shkodër, u gjet e vetëvarur nga familjarët e saj,
ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetin, por jo vetëm. Policia njoftoi se e mitura humbi jetën në spital, ndërsa prokuroria ka nisur hetim.
Ditën e sotme, miq të 15-vjeçares thonë se e mitura është shantazhuar me disa foto, prandaj dhe i ka dhënë fund jetës.
Ata thonë se dikush e shantazhonte dhe e kërcënonte dhe policia dhe prokuroria janë duke hetuar për këtë.
Shokë dhe shoqe të 15-vjeçares kanë postuar në rrjetet e tyre sociale foto të saj dhe të momenteve që kanë kaluar bashkë.