Gjesti e përzuri nga krevati, Rizarta lutet te largohet! Ja vendimi që mori Big Brother!

Një sfidë e Vëllait të Madh ka shkaktuar trazira mes Gjestit dhe Egli Takos në “Big Brother VIP Albania 4”.

Pas një avantazhi të dhënë nga Vëllai i Madh, Gjestit i është kërkuar të flejë për dy javë me një nga banorët, dhe ai ka zgjedhur Rizartën. Ky veprim ka krijuar tensione të mëdha, duke çuar edhe në një prishje raporti mes Gjestit dhe Egli-t. Së fundmi, Rizarta ka treguar se ka kërkuar në dhomën e rrëfimit që të mos fle më me Gjestin, pasi nuk ndihej rehat.

“Unë kam kërkuar te Vëllai i Madh a mund të mos fle më me Gjestin se nuk ndihem rehat”, tha Rizarta.

Megjithatë, Vëllai i Madh i ka thënë se kjo është një detyrë që duhet ta çojë deri në fund, dhe Rizarta është shprehur se do ta përmbushë sfidën me dinjitet.

Pasi e zgjodhi si partnere për të ndarë krevatin për dy javë, Gjesti së fundmi është shfaqur i penduar në lidhje me Rizartën.

Madje ai ka reaguar nëpër shtëpi se si mund ta largojë atë nga vetja. Një reagim që shkoi viral në rrjet.

Pasditen e sotme dyhsja në fjalë kanë patur një përplasje mes tyre ku Gjesti i thekson Rizartës se ajo ka dëshirë që të bëjë xheloze Eglin, ndaj i afrohet banori.

Më tej Gjesti i përmend faktin se banorja e re është ankuar te “Vëllai i madh” se artisti nuk i afrohet.

Pjesë nga përplasja:

Gjesti: Ti do me nejt me mu tan kohën që Eglin me e kap xhelozia.

Rizarta: Unë me ty?

Gjesti: Po pasha allahin. Unë e di ç’ka je ka don me ba ti.

Rizarta: Gjesti kur unë dola nga aty unë pashë Eglin aty përballë. Unë Eglin e pashë kur u rrotullova sepse ajo ishte ulur këtu në cep.

Gjesti: Ti ke prit që unë kam me t’ shti n’krevet ty.

Rizarta: Unë?

Gjesti: Kur ti flen me mu po don me ba muhabet na t’dy që Egli mu ba xheloze ma shumë./ Radar.al