“Zemra e motrës, kaq i vogël”, ish-banorja e Big Brother humb të afërmin në një aksident rrugor në Itali (Video)

19-vjeçari që humbi jetën gjatë natës nga aksidenti fatal në Itali, është kushëriri i ish-banores së Big Brother Genta Gjalpi.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Genta, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme.

“U prehsh në paqe Klajdush, akoma nuk e besoj, dhe nuk do e besoj kurre, ishe kushëriri më i vogel më i miri dhe në të donim shumë zemra e motrës, ishe shumë i vogël. Zoti i dhëntë forcë hallës”, shkruan Genta, teksa publikon një video krah kushëririt.