Ylli Manjani: Shqipëria është kthyer në burg dhe një çmendinë. Ikni se ja cfare do te ndodhe

Bazuar në ndodhitë e fundit politike të ndodhura në vendin tonë, Ylli Manjani thotë se nga ky vend duhet ikur një orë e më parë

“Të gjithë flasin për burg dhe jetojnë si në burg. Albania një burg i madh. Përndryshe një çmendinë e madhe… Një kokë e çmendur, të gjithë i çmend. Kush iku dhe s’e ktheu kokën pas shpëtoi. Ata që ikën e rrinë me kokë në facebook, janë gjithashtu në burg”- u shpreh Manjani.

Postimi i Manjant

Albaniansburg…

***

-U arrestua ai që desha. Ahh, ç’u kënaqa. Ja lujtën fenë!

-Po ai që dua unë kur do arrestohet? Ç’është kjo diktaturë që nuk arreston atë që them unë?!

– Prit ore të arrestohet ky i imi!

– Po ky i imi kur do arrestohet?

Arrest. Arrestim. Arrestoj…

Opozita: duhen arrestime!

Qeveria: ne po arrestojmë!

Populli: në arrest maskarenjtë e gjakpirësit që ne vetë i votojmë!

Arrestime-investime. Ehhh Nikoll, Nikoll…

More po nuk duam as mjeksi, as punë, as ekonomi, as drejtësi, as demokraci. Vetëm arrestime, po të them! Arrest! Arrest!

Arrest kardiak.

– Vdiq?

– Po.

– Mirë bëri se në burg do shkonte. Sistemi shëndetësor ka halle burgu për vete…

Burg-burg-burg.

Të gjithë në burg.

– Nga je?

– I am from Albania.

– Albania? I don’t knoë…

– From Albaniansburg.

– Hë pra, fol shqip të të kuptojmë.

Burg i madh Albania. Ka edhe Kryeministër.

– Kryeministër?! Jo mo, thjesht një drejtor burgu. I njohur ndërkombëtarisht biles. Është i gjatë. Bie në sy për njëherë. Qethet me dron, se berberi i burgut nuk e arrin…

Të gjithë e duan Drejtorin tonë të burgut. Ai bën vend edhe për të burgosur të tjerë nga gjithë bota. Drejtori e ka bërë burgun me disa ndarje. Ka burg për shqipet. Por ka burg edhe për Muxhahedinët dhe Afganët e Amerikës. Ka bërë edhe një burg për qejfin e cara Melonit.

Edhe për inat të Karandashëve, burg e ka bërë vendin.

Erdhi Laja, na vizitoi në burg. Do integroheni tha.

Po me kë?!

Me burgjet homologe besoj.

Me kë tjetër?!

Europa ka halle. E rropën hajnat gjithandej. Ka hajna të pareve Të Europës edhe në Shqipëri.

Burg!

Të gjithë në burg na duan e në burg na shohin.

Skanë faj.

Fundja të gjithë ne e duam njëri-tjetrin në burg. Shqiptari burgos shqiptarin që të kënaqet amerikani, anglezi, europiani…

Por më shumë kënaqet vetë shqiptari për shqiptarin që është në burg.

Burg ore, burg! Buuuuuurg.

Reformë. Reformasburg. Spaksburg. Gjkkosburg.

313, 302 dhe 32 njësi të tjera janë burg…

Kush nuk është apo nuk ndjehet ende në burg, apo kush mendon se e bëri burgun, ta dijë se është në çmendinë.

– O shok, ku është çmendina?

-Në çmendinë je, po në ç’pavion do të shkosh…

Të gjithë flasin për burg dhe jetojnë si në burg. Albania një burg i madh. Përndryshe një çmendinë e madhe…

Një kokë e çmendur, të gjithë i çmend.

Fiks!

Albaniansburg.

Çmendinasburg.

Kush iku dhe s’e ktheu kokën pas shpëtoi. Ata që ikën e rrinë me kokë në facebook, janë gjithashtu në burg.

Facebook është bërë Faceburg. Burg ore, burg.

Instaburg.

Tiktoksburg..