Xumi tregon te keqen qe do i ndodhë Gjestit: “Majmunin do ta përjashtojnë dhe më pas…”

Xum Allushi ka komentuar me ironi situatën më të diskutuar të ditëve të fundit në Big Brother VIP Albania, ku Gjesti kapërceu murin rrethues të shtëpisë, duke shkelur një nga rregullat më të rrepta të formatit.

Përmes një videoje në Instagram, Xumi e quan Gjestin “majmun” dhe parashikon se produksioni fillimisht do ta përjashtojë nga loja, por më pas do të hapë televotim për ta rikthyer, ashtu siç ndodhi me rikthimin e Jozit dhe Banit.

“Paska kërcyer majmuni murin, e ka fut produksioni prap. Ka ardh dhe zarf i zi. Ja u them unë ç’ndodh sot: përjashtohet nga shtëpia, hapet televotim për t’u rikthyer prap në shtëpi, futet në shtëpi prap. Mos u lodhni,” – shprehet ai me tone ironike.