Xumi nuk eshte mire nga trute? Zebervoki befason: Ja cfare zbulova kur isha brenda

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Marius Dervishi, apo siç njihet ndryshe me emrin Zebërvoki, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Live From Tirana”.

Ai foli më shumë për eksperiencën e tij në garë, planet tani që ka dalë si dhe komentoi disa nga banorët e BBV 4.

Pjesë nga intervista:

A mendon se të ka penalizuar në lojë qëndrimi yt me Xumin, duke qenë se tani po komentohet disi reagimi i tij me Eglin në shtëpi?

Zebërvoki: Nuk ka lidhje kjo. Unë fillova të nuhas situata dhe personazhet aty brenda. Nëse do kisha qëndruar akoma, do filloja të godisja këto ‘target’ që kisha në mendje. Po rrija me Xumin sepse po ndihesha më afër. Me Xumin njihesha nga jashtë. E njoh para 5 vitesh, pastaj patëm një hatërmbetje që nuk u sqarua kurrë dhe nuk kemi folur më kurrë deri sa u takuam aty brenda.

Ajo që bën Xumi aty brenda, nuk është se ka ndonjë problem, është loja që ai ka gjetur të bëjë. Mendon se duke aktruar do të jetë në qendër të vëmendjes. Por i është kthyer në boomerang, nuk po i pëlqehet. Është aktrim. Për Eglin nuk mund të flas me bindje, por ka një ‘overreacting’, duke e njohur si natyrë. Mund të ketë dhe ndjenja, por është pak e hiperbolizuar. Ka zgjedhur atë stil loje që të jetë hiperaktiv. E kuptova që po e tepron, por nuk më takon të fus shumë hundët.