Xhupat me VETE! Dëborë, shi dhe erë e fortë, meteorologia Porja zbulon ‘çmenduritë’ e motit për fundjavën

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe në fundjavë. Meteorologia Lajda Porja thotë se të shtunën dhe të dielën do të ketë reshje të dendura shiu.

Në zonat malore, pritet që të ketë reshje dëbore, ku më të theksuara do të jenë në juglindje. Temperaturat do të jenë tipike dimri.

Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë reshje shiu dhe dëbore.

Të shtunën dhe të dielën, priten reshje dëbore në të gjithë Kosovën.

“Masat ajrore të paqëndrueshme do të mbeten prezente në territorin shqiptar, jo vetëm sot, edhe të shtunën

dhe të dielën për shkak se një qendër e fuqishme ciklonare, në jug të Italisë, duke na sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, ku herë pas here,

rrebeshet do të jenë në formë shtrëngatash. Në zonat malore, në lartësinë 800 metra, do të kemi reshje dëbore.

Sot temperatura më e ulët shënohet -1 në zonat e verilindjes, dhe maksimalet jo më shumë se 14-15 gradë, tipike dimri.

Të shtunën dhe të dielën do të mbeten prezente vranësirat ku do të ketë reshje më të shumta paraditen e së shtunës, të dendura herë pas here me intensitet mesatar dhe intensive.

Parashikohet një ndërprerje e tyre të shtunën dhe mëngjesin e së dielës ndërkohë pjesa e dytë e ditës së diel do të shtojë vranësirat dhe reshjet në të gjithë territoritn.

Në zonat malore do të kemi reshje të dendura dëbore, ku më të theksuara do të jenë në juglindje. Në zonat malore, temperaturat do të jenë në -1 apo zero gradë ndërsa maksimalet jo më shumë se 14-15 gradë.

Parashikohet temperatura tipike dimri. problematike situata paraqitet me stuhi të forta të erës, ku herë pas here do të jetë 65-70 km në orë, duke sjellë probleme në trafikun detar”, u shpreh ajo