TIRANË- Divorci mes këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit të humorit Bes Kallaku nuk është një lojë! Dyshja janë fotografuar sot në ambientet e Gjykatës së Tiranës, për seancën e tyre të përballjes, pas kërkesës që kanë paraqitur për t’u ndarë edhe në rrugë ligjore.
Një nga çështjet që mban pezull divorcin e çiftit është ndarja e pasurisë që ata kanë, dhe seanca e sotme ka qenë pikërisht për mënyrën se si do të bëhet përpjestimi i pronave që ata kanë.
Prej muajsh ata jetojnë të ndarë, vetëm pak javë pasi këngëtarja solli në jetë djalin Amen.
Asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim publik në lidhje me ndarjen, dhe arsyet që i çuan drejt divorcit, ndërkohë që nuk kanë munguar thumbat mes njëri tjetrit, edhe në projektet e tyre muzikore.
Si Xhensila ashtu edhe Besi kanë qenë të shoqëruar me avokatët e tyre mbrojtës, ndërkohë që deri në këto momente fansat kishin shpresuar për një rikthim të tyre. /ZËRI