Ish-banorja e “BBVK”, Xheneta Fetahu ka deklaruar së fundmi se Gjesti ‘nuk di të lidhë dy fjalë’.
Për rrjedhojë në lidhje me këtë asaj i është kundrapërgjigjur motra e Gjestit, Blerina, e cila ka reaguar nëpërmjet disa postimve të bëra në Instagram.
“Kur thonë që nuk di me i lidhë dy fjalë nuk di të flas edhe flasin të gjithë këta që sot janë jashtë. Pa folur për mbretin nuk bëhet se për vete çka kanë me fol ose kujt me i interesu”, shkruan motra e Gjestit në Instastory.
Në një tjetër postim ajo shtoi më tej: “Kush po fol e kush po do me marrë famë me emrin e tjetrit në pamundësi që të bëjnë në emrin e vet”.
Pas këtyre reagimeve të ashpra nga Blerina, Xheneta ka reaguar sërish.
Nëpërmjet një Instastory ku postoi një foto të ‘Abetares’, ajo shkroi: “Ju sugjeroj ta blini një Abetare deri 2025 besoj që mësoni shkrimin dhe leximin”.