Vanion Cinari, i cili u përfshi në një aksident të trefishtë në Sauk, ka humbur jetën.
Burime nga Trauma bëjnë me dije për Vizion Plus se mjeku nuk arriti t’i shpëtonte pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekësve.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës. 40-vjeçari Cinari mbeti i plagosur rëndë, teksa këtë të mërkurë mësohet se ka ndërruar jetë.
E plagosur mbeti 32-vjeçarja Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.