Burime ekskluzive për JOQ zbuluan ditën e sotme skandalin në vrasjen e Martin Camit, ku një prej të miturve u la i lirë.
Emri që është u fshi nga Policia është Kledion Bejkaj, shoku i autorit të vrasjes Mario Prelleshaj.
I mituri Kledion Bejkaj i mbrojtur nga BKH e SPAK u vetëdorëzua në Polici vetëm pasi drejtësia e supozuar e Rilindjes me eprorët e prindërve të të miturit me privilegje e detyruan t’i nënshtrohej ligjit si autori Mario Prelleshaj.
Bejkaj nuk u ndalua nga policia pasi sipas hetimeve ishte konfirmuar se ai nuk kishte qenë i përfshirë në krim, por JOQ zbuloi se Kledion Bejkaj është djali i Maksim Bejkajt, hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), dhe Nevila Bejkajt, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme.
Sipas grupit hetimor, u arrit në përfundimin se Mario Prelleshaj ka vepruar i vetëm dhe nuk ka pasur një bashkëpunëtor në ngjarje por në deklaratën e marrë nga OPGJ, Kledion Bejkaj ka shoqëruar Mario Prelleshajn në sulmin ndaj viktimës.
Bejkaj u denoncua publikisht edhe nga i ati i Luis Meçjas i cili ka thënë se i mituri mbante një thikë të vogël dhe ka goditur pas shpine të birin.
Ndër të tjera ai tha se 14-vjeçarin, prindërit me influencë në BKH e SPAK po mundohen ta nxjerrin jashtë Shqipërisë.