E rëndë në Itali! 16-vjeçarja lind foshnjën në banesë, ia fsheh trupine bebit në kovë! Ja për çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Milano të Italisë, me një 16-vjeçare, e cila lindi në apartament foshnjën dhe më pas fshehu trupin e pajetë të bebes së porsalindur në një kovë, që e mbante në ballkonin e banesës.

Nuk dihet ende nëse foshnja lindi e vdekur, apo nëse u vra nga nëna 16-vjeçari.

Do të jenë rezultatet e ekspertizës mjekoligjore ato që do të zbardhin shkakun e vdekje së foshnjës.

Ndërkohë që e mitura dhe nëna e saj e cila ndodhej në apartament në momentin e lindjes janë arrestuar.

Vijojnë hetimet e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, që ka tronditur mbarë opinionin publik në Itali.