Vete nuk gjeti burre, por vajza ka fituar llotarine! Ja kush eshte dhendrri milioner i Monika Lubonjes

Festa e ditëlindjes së Monika Lubonjës ka nxjerrë në pah disa marrëdhënie të reja mes ish-banorëve, por jo vetëm. Krahas miqësive dhe mungesave të disa personazheve, të gjithë vëmendjen e mori vajza e Monika Lubonjës. Tea u bë një emër i njohur për publikun, pasi e ëma e përmendte shumë shpesh brenda “Big Brother”. Ndonëse përshkruante disa anë të karakterit të saj dhe detaje nga jeta e së bijës, Monika kurrë nuk foli për lidhjen e Teas.

Do të duhej festa e ditëlindjes së saj, për të zbuluar se në fakt Tea prej vitesh jeton një histori dashurie të konsoliduar. Në disa “Instastory” që qarkullojnë në rrjet, duket Tea me të dashurin e saj duke u puthur. Partneri zyrtar i vajzës së aktores quhet Ermir Papadhimitri dhe në Tiranë është mjaft i njohur, si një ndër biznesmenët e ri më të suksesshëm.

Ermiri është inxhinier dhe prej afro 10 vitesh drejton një kompani dixhitale që merret me zhvillimin e faqeve të internetit, dizajn grafik dhe marketing. Zyrat e kompanisë janë në qendër të Tiranës dhe duket se ky biznes i siguron mundësinë e një jete të mirë partnerit të Teas. Çifti është së bashku prej shumë vitesh dhe, mesa duket, lidhja e tyre tashmë po jetohet në distancë. Prej disa kohësh, vajza e aktores është larguar në Gjermani ku jeton dhe punon. Të dy janë njohur në shkollë dhe për disa kohë kanë ndarë edhe karrierën me njëritjetrin veç jetës personale.

Por gjithçka ndryshoi kur Tea vendosi të largohej për një mundësi tjetër në Gjermani. Nga ana tjetër, partneri i saj vijon jetën në Tiranë, duke u takuar vetëm në kohën e tyre të lirë. Ndonëse larg, raporti i tyre nuk është lëkundur, duke na lënë të kuptojmë se kjo lidhje është konsoliduar dhe largësia për ta nuk është një problem. Një tjetër fakt që tregon se kjo lidhje është pranë zyrtarizimit është fakti se Ermiri ka qenë në festën e vjehrrës së tij.

Madje çifti nuk i ka kursyer puthjet pasiononte dhe përqafimet mes të pranishmëve. Prej kohësh familjet e Teas dhe Ermirit janë në dijeni të kësaj lidhjeje dhe e simpatizojnë marrëdhënien e krijuar nga dy të rinjtë. Në intervistat e dhëna, aktorja e ka përshkruar të bijën si një person shumë strikt. “Tea është fati im, është dielli që më ngroh pafund, është një vajzë që ia ka dalë vetë në jetë, që e vogël ka studiuar dhe ka kërkuar shumë nga jeta. Ardhja e saj është fat, të gjithë do të dëshironin ta kishin afër. Pika ime e dobët është dobësia për Tean dhe çdo gjë që ajo kërkon, unë ia plotësoj, Tea nuk është nga ato që të plotëson menjëherë dëshirat.

Edhe 1000 jetë të kisha, do të luftoja që Tea të mos merrej me art, sidomos me artin që është në Shqipëri. Sidomos në këto kohë kam shumë pikëpyetje për artin në përgjithësi. Jam e lumtur që ka gjetur veten dhe ka zgjedhur të studiojë Informatikë Ekonomike në Gjermani, ku ajo punon në një nga kompanitë më të rëndësishme. Tea ka shkuar atje ku do të prodhonte më shumë. Jam me fat që nuk u bë artiste. Unë dhe Tea nuk bashkohemi asgjëkund. Tea është ekonomiste, unë artiste. Jemi pole të kundërta me njëra–tjetrën, jemi shumë larg.

Aq të kundërta sa mos e diskutojmë fare si temë. Ajo si ekonomiste, është shumë e kursyer, i diskuton gjërat dhe është më e prerë, më e kontrolluar. Unë nuk bashkohem në këto pika edhe vetë si natyrë, përpos profesionit që kam, nuk i shoh gjërat me imtësi, sepse nuk dalin asnjëherë po i pe me sy kaq strikt”, do të shprehej Monika në një intervistë të sajën pak kohë më parë. Kur ishte pjesë e “Big Brother”, Monika ka folur shpesh për raportin e saj me të bijën, duke e cilësuar atë si kritika e saj më e madhe.

Por me ish-banorët e tjerë, aktorja ka rrëfyer edhe dramat e jetës së saj. Brenda shtëpisë ajo foli për herë të parë për jetën private me Kledi Hysën, të cilit i tha se pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga divorci, nuk do ta refuzonte një mundësi tjetër për të krijuar një marrëdhënie me dikë. Ajo shtoi se ato që ka kaluar në jetë, e kanë ndihmuar të bëhet shumë më e kujdesshme me zgjedhjet e saj. “Jam single, e qetë, ideja vetëm për punë. E kam bërë dikur një zgjedhje dhe s’kam për të bërë më zgjedhje. S’më ka ardhur një shans tjetër, se po të më kishte ardhur… Nuk ka ardhur ndonjë rast i mirë që unë ta finalizoj.

Se duke pasur një herë një dramë në jetën tënde, je më e përgjegjshme për zgjedhjen e dytë. Edhe për veten time, sepse mamin do ta qetësoja shumë, se babi iku me mendimin ‘ku do të të lë moj vajzë, iku me kokën mbrapa’. Mami vazhdon, se nëna kërkon ta sistemojë vajzën, megjithëse unë jam madhore tani, por ngelet nënë dhe unë ngelem vajza e saj. Por si duket, nuk ka ardhur ai momenti. Doja të bëja tre fëmijë, kisha shumë dëshirë që Tean të mos e lija vetëm”, rrëfeu Lubonja.

Ajo ka treguar më parë se ngeli shtatzënë me Tean kur ishte duke ndjekur studimet dhe donte ta abortonte vajzën, por ishte ishbashkëshorti ai që e ndaloi. Ndër të tjera, Monika zbuloi se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar. Gjatë kohës që po bisedonte me Donaldin, Semin dhe me Sheilën, këngëtarja nisi të tregonte edhe disa detaje për jetën private. Aktorja tha se beson që mund të dashurohet sërish, por u shpreh e bindur se nuk mund ta dojë aq fort partnerin e ri sa ish-bashkëshortin.

Nuk ka rëndësi, një herë, por kam qenë e pjekur. Mendoj se nuk ka për të më ndodhur që të dashurohem sërish aq fort. Unë nuk them që nuk do të dashurohem sërish, por po them që nuk do ta dua aq fort. Prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngula se e kisha eksperiencë. Prapë them që s’i dihet asnjëherë”, rrëfeu Monika. Festa e 54-vjetorit të saj ishte një festë madhështore, ku të ftuar ishin miqtë e saj më të ngushtë. Lista e të pranishmëve përfshin shumë nga ish-banorët e BBV, ku mund të veçohet Arjola Demiri, me të cilën u tha se Monika ka pasur një krisje pas përfundimit të “reality show”-t.

Siç u pa edhe nga fotot e publikuara, dy aktoret janë mjaft afër me njëra-tjetrën dhe nuk kanë munguar kërcimet sensuale nga Monika dhe as dhurata e Arjolës për të. Ajo duket se i ka dhuruar Monikës një byzylyk dhe kjo, me sa duket, konfirmon faktin se dy aktoret janë pajtuar. Një tjetër i ftuar në ditëlindjen e Monika Lubonjës ishte edhe “piloti i zemrës”, ashtu siç e quan ajo. Sigurisht, nuk ka munguar as kërcimi me Abër Xhajën, pilotin që u bë i njohur me surpizat për aktoren ndërsa ishte ende pjesë e BBV.

Ish-banorë të tjerë të BBV që iu bashkuan festës janë Sheila Haxhiraj, Elhaid Cufi, Antonela Berisha, Einxhel Shkira, Paloma, Sarah Berisha. Nga ana tjetër, pavarësisht se Monika shpesh ka shprehur dashurinë dhe mbështetjen e saj për të, Beatrix Ramosaj nuk ishte në festën e organizuar nga ajo. Gjithashtu, as fituesi i BBV, Ilir Shaqiri, Sabiani dhe aktori Donald Veshaj.

Kryefjala e dekorit të ambienteve ku aktorja ka organizuar festën janë pikërisht bananet, të cilat ajo i ka përmendur shpesh edhe në formë batute në BBV. Por përveç bananeve apo të ftuarve, aktorja ka përfshirë edhe detaje të tjera nga eksperienca e saj në format, në festën e ditëlindjes. “Bakllava, kadaif dhe Monika”, shkruhet në sfondin e dekorit ku aktorja mbajti dhe një fjalim hyrës duke falënderuar të gjithë të pranishmit.