Vëllai i saj vrau veten, reagimi që i përloti të gjithë i këngëtares së dashur shqiptare

“Gëzuar Ditëlindjen shpirti i motrës! 12-ta na gjeti ndryshe këtë vit. Festo me ëngjëjt sot zemra ime! Të dua përjetësisht!” – shkruan Këngëtarja krah një video ku shihet vëllai i njderë Henri i vogël duke i fryrë qirinjve të tortës.

Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka kujtuar me një postim prekës në rrjetet sociale vëllain e saj Henri Haxhiraj, i cili u vetëvra më 15 tetor në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti.

Në këtë 23 shkurt, Henri do të festonte ditëlindjen e tij të 37-të.

Por nga një ditë lumturie për familjen Haxhiraj, kjo e dielë i ka gjetur të shkatërruar, me zemrën “copë e çikë” dhe me sytë drejtuar nga qielli.

“Gëzuar Ditëlindjen shpirti i motrës! 12-ta na gjeti ndryshe këtë vit. Festo me ëngjëjt sot zemra ime! Të dua përjetësisht!” – shkruan Sheila krah një video ku shihet vëllai i njderë Henri i vogël duke i fryrë qirinjve të tortës.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor në banesën e këtij shtetasi në kryeqytet, në zonën e Qytetit të Studentit. Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë, predha e të cilit i përshkoi kafkën tej për tej. 36-vjeçari në gjendje të rëndë u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak ku dhe u fatkeqësisht pas disa orëve humbi jetën.