Një histori e pazakontë është treguar së fundmi nga dy aktore të filmave për të rritur, që kanë bërë emër në këtë industri të çuditshme.
Seka Black 70-vjeç dhe vajza e saj e vogël Nessi 23-vjeçe, tashmë janë të dyja pjesë e industrisë të filmave +18, teksa ndihmojnë njëra-tjetrën kur bëhet fjalë për karrierën e tyre.
Në një dalje të përbashkët në YouTube, të dyja shpjeguan se si filluan të futen në fushën e pornografisë. Seka tha se gjithçka nisi pas një luhatje që pësoi me bashkëshortin e saj. Teksa vajza e saj, Nessi, tregoi se gjatë një udhëtimi familjar në Disneyland zbuloi disa mesazhe të çuditshme në telefonin e nënës.
“Ishte gjëja e fundit në kokën time që mendova të bëja, por sapo i bashkova pjesët e enigmës, mendova se ishte diçka e bukur. Sepse kjo është diçka për të cilën kam qenë gjithmonë e interesuar, por nuk doja të futesha shumë e re në këtë industri”, tha Nessi.
Sipas Dailymail, 23-vjeçarja nisi të eksploronte faqet po*nografike kur mbushi 18-vjeç, por nuk pranoi të ‘zhytej’ në krijimin e përmbajtjeve deri në moshën 20-vjeçare.
Seka dhe Nessi tashmë krijojnë video për “OnlyFans”, ndërsa 70-vjeçarja ka shkuar një hap më tej duke luajtur në shumë filma për të rritur, në kompani të ndryshme.
Seka pranoi se edhe bashkëshorti i saj, babai i Nessit, shpesh shërben si kameraman për të xhiruar videot e “OnlyFans”. Burri është fotografi im i videove, redaktori. Kështu ne argëtohemi së bashku”, tha Seka.
Nga ana tjetër, Nessi pranoi se i fejuari i saj e ndihmon për karrierën që ka nisur, duke thënë se kjo gjë i ka ndihmuar shumë në marrëdhënien e tyre, pasi ata nuk janë më aq të stresuar se ishin kur punonin me orare 9 me 5, madje tashmë fitojnë më shumë.
Vajza e re thotë se familja e saj nuk e kishin problem faktin se ajo po i bashkohej “OnlyFans”.
Edhe pse nënë e bijë nuk filmojnë së bashku përmbajtje për të rritur, Nessi pranoi se ndonjëherë fansat e nënës së saj i dërgojnë mesazhe në instagram.
Seka tani është bërë një emër i madh në industrinë e të rriturve, madje së fundmi është nominuar për një çmim AVN – të njohur si ‘Oscars of porn’. Kur bëhet fjalë për daljen në pension, 70-vjeçarja tha se aktualisht po kërkon të bëjë edhe pesë vite të tjera në industri.