Urgjente/ Nëna vr*et dy djemtë e saj adoleshentë më pas i jep fu*nd jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një nënë ka vrarë dy djemtë e saj adoleshentë dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Tragjedia familjare raportohet se ka ndodhur në banesën e tyre në Villingen-Schwenningen të Gjermanisë.

Policia tha se një grua 45-vjeçare mësohet se ka vrarë fillimisht dy djemtë e saj dhe më pas veten.

Sipas mediave të huaja, ka qenë bashkëshorti dhe babai i fëmijëve që ka gjetur të pajetë në banesë mbrëmjen e së martës gruan e tij dhe dy djemtë 14 dhe 16 vjeç.

Punonjësit e shpëtimit mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e tyre.

Oficerët gjetën një thikë, e cila dyshohet të jetë arma e vrasjes.

Sipas hetimeve fillestare, nëna ka vrarë fillimisht dy adoleshentët dhe më pas veten.

Departamenti i Hetimeve Penale ka nisur hetimet e mëtejshme.

Sipas raportit, hetuesit morën në pyetje fqinjët në lagje të martën në mbrëmje ndërkohë që ekipi i mjekësisë ligjore siguruan prova.