U nda nga disa burra dhe vëllai i theu brinjet! Ja pse kerkonte shtepine motra qe babai te vriste te birin

Krimi brenda familjes Gjoni, ku i ati, Hekuran Gjoni vrau me thikë të birin, Asim Gjoni, duket se i ka “rrënjet” më të thella se sa një konflikt momental.

Brunilda Gjoni, motra e viktimës, ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës 24, duke u shprehur se i vëllai i ka thyer asaj brinjët.

Ajo sqaron se jetonte në Gjermani, por erdhi për pak kohë tek shtëpia e të atit, për shkak të gjendjes ekonomike.

Dëshmia e motrës së viktimës:

Brunilda: Nuk jam mirë fare, kam dhimbje. Skam njeri këtu dhe duhet të ulem e ngrihem vetë,

Pyetje: S’të ka vizituar asnjë familjar?

Brunilda: Asnjë nga familja, as nuk më kanë shkruar dhe as nuk më kanë pyetur si je

Pyetje: As mamaja?

Brunilda: Jo askush, nuk u kam bërë asgjë.

Pyetje: Çfarë lëndimesh ke?

Brunilda: Më ka thyer vëllai 3-4 brinjë dhe më ka plasur në mushkëri.

Pyetje: E kanë ekzaminuar mjekët?

Brunilda: Po

Pyetje: Ishit prezent në ngjarje?

Brunilda: Po, aty isha?

Pyetje: Sa kohë jetonit te babai?

Most Computer Owners Don’t Know This. Do It Today!
Outbyte Driver Updater
Incredible, the TV box everyone is talking about
Techno Mag
Brunilda: Jam e martuar në Gjermani asnjëherë nuk ka qëndruar tek babai këtë herë më tha babai mos paguaj qira, hajde rri tek babai.

Pyetje: Pse u ktheve?

Brunilda: U mërzita në Gjermani, pa punë nuk rrija dot.

Pyetje: Je e divorcuar?

Brunilda: Jam në martesë, Me burrin e parë jam divorcuar. Jetoj në Gjermani, shkova atje për të qëndruar 3 muaj por nuk rrija dot sepse edhe tek puna më kërkonin, edhe vetë u mërzita sepse jam në shtëpi pa punë dhe pa gjë nuk rrija dot. Kur u ktheva doja të merrja shtëpi me qira dhe jo të qëndroja tek babi

Pyetje: Ju u kthyet me fëmijët?

Brunilda: Djalin e madh e kam në Itali dhe të voglin tek i ati. Ndërsa babi më tha mos rri me qira po hajde tek unë, unë 12 orë isha në punë. Punoja pjatalarëse në një restorant.

Pyetje: Do shkonit sërish në Gjermani?

Brunilda: Do të rrija 2 muaj dhe do të ikja sërish atje sepse kam burrin. Bashkëshorti është nga Kosova.

Pyetje: Babi jetonte më vëllain?

Brunilda: Jo janë ndarë prej 13 vitesh, që kur është martuar vëllai ka qenë i ndarë nga babai. Nuk kanë jetuar bashkë. Kanë pasur shtëpi më vete. Asnjëherë nuk kanë qenë bashkë. Ai erdhi tek familja e babait, shkonte tek familja e babait vetëm për t’i ngacmuar.

Pyetje: Sa larg janë banesat?

Brunilda: Vetëm një mur i ndan.

Pyetje: Atë natë erdhi vetëm?

Brunilda: Jo erdhi vetëm, nëse do ishte bashkëshortja s’ do të vinte tek babai. Kur erdha nga puna isha në katin e tretë tek vëllai i tretë