U nda nga Gerdi pas 27 vitesh! Perlot Enada Hoxha: Do jetoj me vjehrren deri sa te vdesi, sepse ajo…

Në rrëfimin e parë për ndarjen nga Gerd Vaso, Enada Hoxha ka folur dhe për raportin e ngushtë dhe të veçantë që ruan më vjehrrën e saj, Aishën.

Në podcast-in “Zë me Mirën”, nga Mira Kazhani, Enada zbuloi se jeton ende në një shtëpi me vjehrrën dhe djalin e saj, vendim nga i cili thotë se nuk ka ndër mend të heqë dorë për një kohë të gjatë:

“Jetoj me vjehrrën ende. Mendoj që ajo meriton që t’i qëndroj në krahë sa ajo të ketë jetë.”

Enada u shpreh se në asnjë moment pas ndarjes nga ish-bashkëshorti nuk mendoi të hiqte dorë nga raporti i shkëlqyer me të vjehrrën e saj, në të cilën ajo tha se gjithashtu kishte rënduar shumë ndarja e ish-çiftit të balerinëve:

“Sot ndoshta më shumë se kurrë jemi duke i dhënë forcë njëra-tjetrës. Edhe për të nuk është e lehtë dhe mendoj që nuk e meriton që unë ta lë pikërisht në një moment të tillë. Ajo s’qëndron dot pa prezencën time,” përmbylli ajo e emocionuar.

Enada Hoxha dhe Gerd Vaso i dhanë në shtator të këtij viti fund martesës së tyre 27-vjeçare, nga e cila kanë edhe një djalë 17 vjeç, Roan. Balerina ka folur shpesh herë në daljet e saj publike për lidhjen e ngushtë me vjehrrën e saj, në shtëpinë e së cilës, ajo tregoi se ka jetuar që prej moshës 20-vjeçare, kur u martua me balerinin Gerd Vaso.

Me lot në sy dhe zërin që i dridhej ajo tha se ende ka ndjenja për ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka një djalë.

“Unë nuk mund të them që jam e çliruar totalisht nga ndjenja. Do gënjeja veten dhe të gjithë ata që më njohin. Nuk është e lehtë për mua… Brenda meje ka ndjenja, ka por siç e thash tashmë duhet të respektoj veten më shumë se kurrë! Sido që të shkojë jeta ime unë jam e lumtur për atë çfarë kam përjetuar, për vërtetësinë e gjithçkaje që unë kam dhënë, për gjithë jetën që kam jetuar”, tha ajo ndër të tjera.