U la në b*rg aks*dentin , shoferi i betonieres në lot: Ngushëllime familjarëve! Tentova të hap dyert e makinës së dj*gur, por…

Aleksandër Krashi, shoferi i betonieres që u përplas me mjetin ku udhëtonin katër të rinjtë që tragjikisht ndërruan jetë, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit në burg për 24-vjeçarin, duke pranuar kërkesën e prokurorisë, që e akuzon për tre vepra penale: shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt dhe largimin nga vendi i aksidentit.

Gjatë seancës gjyqësore, Krashi ka dhënë dëshminë e tij, duke thënë se u përpoq të ndihmonte pas aksidentit, por nuk mundi të hapte derën e mjetit.

Ai ka treguar se ka njoftuar një koleg të tij që drejtonte një tjetër betoniere për të ardhur dhe ndihmuar me shuarjen e zjarrit që shpërtheu pas përplasjes.

24-vjeçari ka pohuar më tej se ishte larguar prej andej nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme.

Dëshmia e tij ka qenë pjesë e hetimeve për të sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik.

Shoferi i betonieres në gjykatë:

U përpoqa në maksimim t’i ndihmoj, dera e makinës nuk hapej.

Lajmerova dhe një koleg të një betoniere tjetër të vinte për të më ndihmuar me shuarjen e zjarrit.