U gjet i mbytur në lumin e Shalës, kolegu i punës së viktimës: Ja si e lane te mbytej, e vendosen në

Skendër Pepkolaj, kolegu i punës së Edison Oruqit, që u gjet i mbytur, për Top Channel tregon vendin se ku është mbytur babai i tre fëmijëve.

Ai tregon edhe vendin ku pronari e la viktimën, në një zonë të rrethuar në të gjitha anët nga uji.

“Tek ai zali përtej lumit ka pas vendin e punës, por nuk kalohet në këmbë, ka ujë, nuk ka rrugëdalje këmbësore, por varka nuk ka kalu dhe është detyru ta lejë në këtë zallin këtu, është i rrethuar me ujë nga të gjitha anët.

Vetëm ky shteg kalimi është, i cili ka qenë i pa kalueshëm në këmbë, këto janë dyshimet se është përpjekur të hyjë në ujë dhe mund ta ketë marrë rrjedha, personi që ka qenë këtu, ka thënë se ka lënë në këtë zall”, tha Pepkolaj.