Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi të martën se John Ratcliffe, ish-drejtori i tij i inteligjencës kombëtare,
i cili është renditur si një “kontribues” në Projektin 2025 , është zgjedhja e tij për të udhëhequr CIA-n.
Por kjo duket se nuk u ka pëlqyer disa mediave serbe, teksa kanë rikthyer sot një foto të disa kohëve më parë, kur John Ratcliffe bënte shqiponjën me duar.
Ata e cilësojnë skandaloze këtë foto, ndërsa shtojnë: Në një fotografi të një periudhe më të hershme, John Ratcliffe ka treguar me duar “Shqiponjën shqiptare”, simbol i Shqipërisë së Madhe dhe duke bërë thirrje për shkatërrimin e sovranitetit dhe integritetit të vendeve në Ballkan.
“Ratcliffe njihet për lidhjet e tij të forta me komunitetin shqiptar në SHBA. Në vitin 2016, Ratcliffe mori pjesë dhe foli si i ftuar
special në “Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare në të gjithë SHBA”, të mbajtur në Nju Jork, organizuar nga Rrjeti Shqiptaro-Amerikan”, shkrua më tej “Informer”.