Tr*gjike ne Durres/ 12-vjeçarja h*mb jetën në spital, arsyeja e vd*kjes e rende

Një vajzë në moshën 12-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në spitalin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbremjen e kesaj të premteje, ndërkohë që nga të dhënat e para mësohet se shkak ka qenë hemorragjia cerebrale.

Nga të dhënat paraprake mësohet se vajza nga Sukthi është paraqitur pasditen e sotme me kriza epileptike në urgjencën e pediatrisë, ku ka marrë mjekimin fillestar dhe më pas është qetësuar.

Pak më vonë, situata është përkeqësuar dhe është dërguar në reanimacionin e të rriturve, por fatkeqësisht, aty ka humbur jetën.