Tragjedia në Tiranë/ Vrau djalin me thikë! Cudit policinë 74 vjeçari: Nuk doja por ai bëri diçka që

Newsbomb ka siguruar fotot e Hekuran Gjonit, 74-vjeçarit që vrau me thikë të birin e tij, Asim Gjoni, 37 vjeç, në banesën e tyre në Kodrën e Priftit, pasditen e sotme.

Sipas informacioneve, shtetasi Hekuran Gjoni ka goditur të birin, Asim Gjoni, pas një konflikti në banesë. I riu u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Dyshohet se shkaku i krimit ishte një debat mes tyre, pasi i biri e kishte tallur të atin. Të dy dyshohet se ndodheshin nën efektin e alkoolit në momentin e konfliktit. Pas marrjes së njoftimit, policia ka arrestuar autorin dhe po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Zbardhet dëshmia e autorit 74-vjeçar Hekuran Gjoni, i cili qëlloi për vdekje djalin e tij, 37 vjeç. I moshuari ka treguar për hetuesit se nuk donte që ta vriste djalin, por situata doli jashtë kontrollit.

Ai ka pohuar se me të birin kishte shpesh konflikte për shkak se sipas tij e shante dhe e bullizonte.

Gjendja e tij është shumë e rënduar, dhe për këtë arsye pritet të pyetet sërish. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:50 në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë, në rrugën Ilia Shyti

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.