Tragjedi ne Itali! Rrezohet helikopteri! Vdes miliarderi i njohur, produktet e tij i duam te gjithe (Foto)

Një helikopter u rrëzua në provincën e Parmës, në Itali mbrëmjen e sotme dhe nga mediat italine mësohet se kanë ndërruar jetë tre persona që ndodheshin në bord.

Midis viktimave është Lorenzo Rovagnati, trashëgimtari i kompanisë historike të mishit. Avioni u rrëzua brenda pronës së kështjellës Castelguelfo, një vilë mesjetare përgjatë Via Emilia, në komunën e Noceto. Kalaja i përket familjes Rovagnati. Në bordin e avionit, përveç pasagjerit nga familja Rovagnati, ishin edhe dy pilotët.

Lorenzo shkonte në kështjellën e prindërve në Parma pothuajse çdo të mërkurë, duke u larguar me helikopter nga rezidenca e tij në zonën e Milanos.

Lorenzo Rovagnati mbante postin e CEO-s në biznesin familjar, të themeluar në periudhën e pasluftës nga Angelo Ferruccio Rovagnati dhe djali i tij Paolo. Kompania u bë e famshme për prodhimin e proshutës së gatuar “Gran Biscotto”, e promovuar në vitet ’90 përmes reklamave televizive me Mike Bongiorno.

Sa i përket tragjedisë duket se helikopteri po ngrihej dhe ndoshta pas një prove të dështuar për të fluturuar po përpiqej të kthehej në tokë.

Ndër shkaqet e aksidentit që po shqyrtohen nga hetuesit, gabimi i pilotit i shkaktuar nga shikueshmëria e dobët për shkak të një mbulesë të trashë mjegullore që mbështillte zonën, por nuk është përjashtuar ndër të tjera një dështim mekanik i helikës së bishtit.

Shpejtësia me të cilën helikopteri u rrëzua në tokë nuk la asnjë shans për tre personat në bord të cilët vdiqën menjëherë./Tgcom- Radar.al