“Top Channel merr masa, ose unë lë shtëpinë!” – Reagimi i Gjestit pas përplasjes me Banin

Gjatë sfidës së rezistencës, G Bani në një moment i ka rënë shuplakë në fytyrë Gjestit.

Atë moment, situata është kaluar me qetësi nga këngëtari duke mos reaguar fare ndaj tij.

Mirëpo gjatë bisedës me të tjerët, banori tha se do ta lë shtëpinë nëse nuk merren masa për këtë.

Pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndëshkim nga Vëllai i Madh për ngjarjen që ndodhi.

Të njëjtit vetëm pak ditë më parë hynë në tualet së bashku, duke thyer po ashtu një tjetër rregull.

Gjesti ka qenë i qetë gjatë gjithë lojës dhe nuk ka tejkaluar limitet me askënd në shtëpi.

Joz Marku vlen të ceket se pak ditë më parë u përjashtua për shkak të një deklarate ndaj Gjestit.