Gjesti, një nga konkurrentët më të spikatur të “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), u eliminua papritur nga ky format pas një televotimi kokë më kokë me Drilonin.

Menjëherë pas daljes nga BBVK, ai u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania” (BBVA), duke surprizuar publikun me këtë lëvizje të shpejtë.

Producentja ekzekutive e BBVK-së, Olsa Muhameti, reagoi asokohe në lidhje me këtë zhvillim përmes një postimi në Instagram, ku shkroi: “Duke pushuar disa orë sot, se ta mendosh po mbaj dy Big Brother-a. Sfilitesë”.

Ndërsa sot, dy ditë pas mbarimit të BBVK, në një sesion “Pyetje-Përgjigje” me ndjekësit në Instagram, Olsa u pyet për mendimin e saj mbi performancën e Gjestit në BBVA.

Ajo vuri në dukje se Gjesti po përdor të njëjtat strategji që kishte aplikuar në BBVK, duke qenë “funny, provokues dhe duke flirtuar me një vajzë”.

Kur u pyet nëse i vinte keq që i dha suksesin “Bigut të Shqipërisë” duke eliminuar një personazh të fortë, Olsa u përgjigj se ndjen edhe keqardhje edhe jo.

Ajo shpjegoi se ka një vend të veçantë në zemrën e saj për Top Channel, por gjithashtu vlerëson konkurrencën e ndershme.

Në lidhje me përvojën e saj në “Big Brother”, Olsa e konsideroi atë si një eksperiencë fantastike që e ka rritur profesionalisht edhe më shumë.