Tha qe Jozi i BB eshte gay! Gazetares Dasara i ndodh e keqja, vjen njoftimi urgjent: Ja cfare ka ndodhur

Gazetarja Dasara Karaiskaj ka kërkuar falje publike pas deklaratës shumë të kritikuar lidhur me një nga banorët e “Big Brother VIP Albania 4”, Jozefin Markun.

Në një video për Instagram, ajo u shpreh se Jozi është homoseksual dhe aktualisht në një lidhje me partnerin e tij jashtë shtëpisë së Big Brother. Deklarata e saj pasoi me një sërë kritikash nga njerëzit dhe një reagim nga familjarët e Jozit të cilët përgënjeshtruan fjalët e Dasarës.

Pas bujës së madhe, Dasara publikoi një mesazh në Instagramin e saj, ku kërkonte falje për ato që kishte thënë duke theksuar se ishte treguar e nxituar me veprimin e saj.

Në postimin e saj, ajo shkruante:

“Ndiej që është e nevojshme të bëhet një sqarim që të qetësoj të gjithë shqiptarët që u prekën apo indinjuan nga postimi im. Unë jam nxituar, është defekti im më i madh. Për rrjedhojë edhe jam keqkuptuar. Më vjen keq që nuk u shpreha siç duhet, pra saktë. Që të mos keqkuptohesha.”

Më tej ajo sqaroi se nuk donte të fyente askënd, duke pranuar se nuk ka kompetencën, për rrjedhojë dhe të drejtën të përcaktojë publikisht orientimet seksuale të askujt:

“Kush më njeh, e di mirë që kur gaboj, nuk e kam aspak problem të kërkoj falje. Pra, nuk jam kryeneçe, edhe pse mund të dukem si e tillë. Ndaj, kërkoj ndjesë publike që nuk u shpreha siç duhet, pra saktë, që të mos keqkuptohesha. Nuk desha të fyej askënd, mbi të gjitha sepse nuk jam kompetente për orientimn seksual të askujt.”

Karaiskaj përmendi gjithashtu se nuk kishte për qëllim të fliste me gjuhë urrejtjeje ndaj komunitetit LGBTQ+, kur ka qenë vetë ajo që ka dalë hapur në mbrojtje të tyre, duke sqaruar:

“Nuk duhej ta kisha bërë, por kurrë nuk do më kishte shkuar mendja që në një botë të lirë plot me komunitete ndryshe, që kanë shumë të drejta, do të vinte ky lloj irritimi. Unë kam dalë në mbrojtje të këtij komuniteti që 20 vite më parë, teksa askush s’më dilte në mbrojtje mua.”

“Dhe në fund fare, dua t’i kërkoj falje familjes sime, për të gjitha fyerjet që marrin dhe kanë marrë gjithnjë për shkakun tim. Fyerje që familja ime nuk i meriton t’i dëgjojë apo lexojë,” përfundoi ajo deklaratën e saj.