Testamenti i forte! Zbulohen FJALËT e fundit që Janullatos i tha në spital kryeministrit grek për shqiptarët

Gazetari Artur Bibe ka zbuluar një tjetër amanet që ka lënë sa ishte ende i vetëdijshëm në spitalin grek ku mori ndihmën e fundit Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

“Ka pasur dy amanete, amaneti i parë marrëdhëniet shqiptaro-greke. Lutej e u thonte gjithmonë sidomos dhe takimin e fundit që ka pasur me kryeministrin grek, në spitalin ku ishte shtruar dhe me ambasadoren shqiptare në Greqi që ishin dy personat e fundit që mundën të komunikonin pa problem me të,

u tha bëni kujdes marrëdhëniet janë një hipotekë e madhe për dy popujt, duhet të jenë sa më të mira, falni mbështesni njëri tjetri e bëni marëdhëniet edhe më të mira se janë strategjike dhe shumë domethënëse se janë dy popuj që janë më shumë se vëllezër.

Amaneti i dytë ishte të prehej në kishën, katedralen që ndërtoi vetë dhe ishte ajo që kulmoi puna e tij me ndërtimin e kësaj katedrale”, tha ai në Shqipëria Live./Radar.al