Trump bllokon fondet për SPAK! Reagon Ambasada Amerikane: Mos u trembni, ja cfarë do ndodhë

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi këtë të mërkurë Ministrinë e Jashtme për ndërprerjen e fondeve për insitucionet shqiptare pas urdhrit të Presidentit Trump.

– Advertisement –
Pas interesimit të Euronews Albania lidhur me këtë çeshtje Ambasada e SHBA ka dhënë një përgjigje ku shpjegon arsyet e këtij vendimi dhe sqaron se në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump për rivlerësimin dhe riorganizimin e ndihmës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Rubio ka pezulluar të gjithë financimin e ndihmës ndërkombëtare të SHBA.

“Ju referojmë te deklarata për shtyp e Zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, të datës 26 janar. Më poshtë gjeni variantin shqip të deklaratës.

“Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump për rivlerësimin dhe riorganizimin e ndihmës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Rubio ka pezulluar të gjithë financimin e ndihmës ndërkombëtare të SHBA, të financuar nga ose përmes Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për shqyrtim.

Ai ka nisur një rishikim të të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare për të siguruar që ato të jenë efektive dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA, sipas agjendës ‘Amerika e Para’.

Presidenti Trump ka theksuar qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdojnë të ofrojnë para pa asnjë rezultat për popullin amerikan.

Rishikimi dhe riorganizimi i ndihmës ndërkombëtare në emër të taksapaguesve që punojnë fort është jo vetëm e drejtë, por edhe një detyrim moral.

Sekretari është krenar për të mbrojtur investimet amerikane përmes një rishikimi të qëllimshëm dhe të kujdesshëm të shpenzimeve të ndihmës ndërkombëtare jashtë vendit.

Mandati i popullit amerikan ka qenë i qartë – duhet të përqendrohemi më shumë në interesat kombëtare të SHBA.

Departamenti i Shtetit dhe USAID-i e marrin shumë seriozisht rolin e tyre si kujdestarë të dollarëve të taksapaguesve.

Zbatimi i këtij Urdhri Ekzekutiv dhe udhëzimet e Sekretarit janë një hap tjetër përpara në këtë mision.

Siç ka thënë Sekretari i Shtetit, Marco Rubio: “Çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë dhe çdo politikë që ndjekim duhet të justifikohet me përgjigjen për tre pyetje të thjeshta: A e bën Amerikën më të sigurt? A e bën Amerikën më të fortë? A e bën Amerikën më të begatë?”

Ju faleminderit, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun.”