Rudina Dembacaj njihet për lirshmërinë dhe modestinë e saj në ekran, dhe jo vetëm, edhe në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë së fundmi me ndjekësit një fotografi ku shfaqet me syze.
“Më mirë një “qorre” se 10 dashnore ?”, shkruan Rudina, ku krahas komenteve ku e komplimentojnë, një prej ndjekësve ka shkruar:
“Po ti ke qenë dashnorja e dikujt dhe more një plak”.
Megjithatë, si çdo herë, aktorja nuk ia kurseu përgjigjen duke komentuar: “Po mi nonë, po. Më qaj hallin mua”.
Në fakt, ajo ka treguar shpesh se i merr me sportivitet komentet, edhe kur janë ofenduese dhe të kësaj natyre. /News31