Vrasja e 14 vjeçarit nga bashkëmoshatarët e tij pranë shkollës “Fan Noli” gjatë mesditës së sotme në kryeqytet, ka tronditur mbarë opinionin publik. Teksa ai dergjej në tokë me plagë në zemër, Martin Camit i erdhi në ndihmë vetëm një kalimtare e rastësishme e cila e mori në krahë dhe e nisi drejt spitalit me makinën e saj.
Agetina ka rrëfyer për “Report Tv” sesi u gjend pranë të ndjerit. Ajo tregon se ka dëgjuar ulërima teksa po blinte në një dyqan aty pranë. Agentina thotë se kur ka shkuar tek viktima, sipër tij ishin disa persona që i mbanin plagën por asnjë mësues apo punonjës i shkollës nuk ishte aty pranë.
Ajo e ka marrë menjëherë djalin në krahë dhe e ka futur në makinë teksa rrugës ka hasur ambulancën dhe i ka ndaluar që t’i jepte djalin e plagosur. Gjatë rrugës ajo rrëfen se djali është përmendur dhe ka bërtitur kur ka parë plagët në trup. Therriste o Mami mami, ku e kam mamin…
“Shpirti i nënës, shpirti i mamit, ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë!”, janë fjalët që Agetina i tha Martin Canit, të fundit që ai ka dëgjuar përpara se të ndërronte jetë.
“Për 3 minuta shpërndava të gjithë turmën, mora djalin kam hipur mbi trotuar kam ecur me shpejtësi për në spital, pashë ambulancën e ndalova. Rrugës djali u përmend. E mora në makinën time dhe nuk po më ndihmonte asnjë… Aty më erdhi një djalë që punonte në laborator, i vuri dorën te plaga dhe djalin e përmendëm gjatë rrugës. I thosha shpirti nënës, shpirti mamit ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë. Ai bërtiti. Rri i qetë i thash se shpëtove, kaloi çdo gjë, erdhëm në spital. Ia dhashë ambulancës…”, tha Agetina.
Rrëfimi i plotë i Agetinas:
Unë isha duke blerë mish për biznesin tim dhe dëgjoj ulërima. Kur shoh djali ishte përtokë, i hidhnin raki dhe i mbanin plagën. Askush nuk po vinte ta merrte, as mësues nuk pashë, asnjë. Ishte moment sekondi.
Për 3 minuta shpërndava të gjithë turmën, mora djalin kam hipur mbi trotuar kam ecur me shpejtësi për në spital, pashë ambulancën e ndalova. Rrugës djali u përmend. E mora në makinën time dhe nuk po më ndihmonte asnjë, nuk erdhi njeri që të më vinte në makinë shoqërues. Aty më erdhi një djalë që punonte në laborator, i vuri dorën te plaga dhe djalin e përmendëm gjatë rrugës. I thosha shpirti nënës, shpirti mamit ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë. Ai bërtiti.
Rri i qetë i thash se shpëtove, kaloi çdo gjë, erdhëm në spital. Ia dhashë ambulancës dhe këtu erdha të interesohem nëse shpëtoi apo jo se nuk ja di as emrin. Kjo ka ndodhur rreth orës 13:00-13:30. Nxënës kishte plot, qanin ulërinin, njerëz pa fund që nuk dinin çtë bënin. Shpërndava turmën, rrëmbeva djalin, mora dhe një ndihmës dhe vrapova drejt ambulancës. Unë shpejtova më shpejt se ambulanca, kalova mbi trotuare, pengesa dhe arrita deri te ambulanca. E çova djalin gjallë dhe pa pikë gjaku. Kam makinën dhe s’ka asnjë njollë gjaku. Atletet e çunit ndodhen në makinë time.