Ne nje shenim te gjate ne rrjetet sociale studiuesi Auron Tare reagoi per zbulimin e liqenit nentokesor ne Shqiperi nga ekipi cek duke thene se ne fakt, banore te zones dhe kerkues vendas e dinin ekzistencen e tij dhe per ta, nuk eshte gje e re.
Shkruan: Auron Tare
“Vrima e Kopiles dhe Liqeni i Neuronit”
Dy fjale mbi “zbulimin” ne Leskovik.
E para duhet te dini se Vrima e Kopiles dhe hyrja ne Shpellen e lidhur me kete toponim eshte nje vend i njohur per banoret e zones se Leskovikut.
E dyta ekipi cek ka qene i ftuar nga Njesia vendore e Leskovikut, per te bere markimin e shtigjeve per turizmin malor. Ndihme qe ky ekip ceket e ka bere edhe ne Kanionet e Nivices ne bashkepunim me Bashkine e Tepelenes.
Per kete mikro projekt duhet falenderuar ne vecanti z. Nardi Konica, si dhe Edi Culanit, Berti Nasit dhe Bertit Vezuli te cilet kane qene ekspertet vendas qe kane udhehequr Ceket ne shtigjet dhe zonat me interesante te zones. Pa ndihmen e tyre ky projekt per qasjen ndaj turizmin kulturor te zones se Leskovikut do te ishte e pa mundur.
Ekipi Cek, nje pjese e tyre te cilet kane punuar me ne edhe ne Nivice u ftuan per te ndihmuar ne krijimin e nje koncepti per turizmin malor ne zonen e Leskovikut. Pjese e ketij mikro projekti ishte edhe eksplorimi i disa pikave me interes natyror ne Leskovik ku Edi Culani njohes i shkelqyer i zonese drejtoi ekipin ne kete shpelle, shpelle te cilen ai vete e kishte eksploruar deri ne thellesine 400 m.
Pjese e ketij mikro projekti ishte edhe nje grup i vogel etimologesh, biologesh dhe orintologesh britanike sebashku me dy eksperte shqiptare per te bere iventarin e Fluturave, Orkideve dhe Zogjve te zones.
Duhet thene se vetem Krahina e Leskovikut sipas ketyre studiuesve ka 4 here me shume specie fluturash se e gjithe Britania e madhe. Me sa duket miqte Ceke pasi u futen ne Shpellen e Lumit kane ftuar speleologe per ta eksploruar me tej.
Por ne bashkepunimet nderkombetare ne europe apo me tej ka nje protokoll normal qe te gjitha eksplorimet apo kerkimet ne territorin e nje shteti behen ne bashkepunime me autoritetet lokale apo qendrore.
Fakti qe miqte tane Ceke vendosen te bejne nje lajm te tille pa pjesmarjen e Njesise Vendore si dhe miqve shqiptare qe punuan bashkarisht mendoj une nuk eshte korrekte. Gjithsesi pak vemendje per Leskovikun eshte dicka pozitive dhe nje menyre per te bere te ditur rendesine e madhe te kesaj zone ne turizmin kulturor dhe natyror.