Spartak Ngjela: Ja sa milione dollarë ka tentuar Sali Berisha ti jape për Trump! Por ka marre nje goditje që

Raporti i Departamentit Amerikan fundosi kryetarin e PD-së Sali Berisha me raportin e fundit të publikuar, duke i dhënë të drejtë dhe mbështetur hetimet dhe akuzat e SPAK-ut ndaj ish-kryeministrit, për “non gratën’ dhe aferën ‘Partizani’.

Avokati Spartak Ngjela ndan po këtë mendim që e ka shprehur në mënyrë konsistente në analizat e tij, duke thënë se tani Berisha ka probleme me devijacionet psikike të njeriut nën akuzë, ndaj edhe “duhet t’ia durojmë të gjitha ato që thotë”.

Duke folur për “Studio Live” në intervistën me gazetarin Arbër Hitaj, ish-deputeti u shpreh për Report Tv se me ish-kryeministrin po ndodh e njëjta gjë që shkrimtari Kafka shpjegon te libri i tij “Procesi”. Madje ai hodhi edhe dyshimin se mënyra se si po sillet kreu i selisë blu, tregon se ndoshta kanë shkuar me çanta në SHBA për të bindur presidentin Trump për t’i hequr ‘non gratën’ apo akuzat, me mendjen se ai funksionon si biznesmen.

“Ta gjej Saliu se kush e ka shkruar. Si mund të gënjejë njeriu për DASH-in. Por njeriut për hallin personal duhet t’ia durosh të gjitha, ka deviacion psikik, e njoh shumë mirë unë. Është në hall ai. Ai është “Procesi”, ai që ka shkruar Kafka. Ashtu është procesi i të hetuarit dhe të dënuarit që pret të dënohet me burg, kjo është psikika. Gënjeshtra, kuptohet se si duket kanë shkuar me çanta të blejnë Trump, biznesmen, e dinë presidentin amerikan të tillë, e di si veten e tij Saliu. Etika njerëzore e tregon këtë, e mendon ndryshe, se nuk është as jurist, as prokuror. Është në delir, edhe i persekucionit, edhe i madhështisë, kalojnë nga njëri te tjetrit. Kur i kap dëliri i madhështisë dalin e duket sikur do pushtojnë botën. E keni parë ju, SPAK e ka në dorë ta dënojë, ky thotë do e shkrijë. Por të shkrijë SPAK duhen 2/3 e votave, por e kuptoj është frika dhe deliri i personit nën akuzë”, thotë Ngjela. Madje ai shprehu befasi edhe për mënyrën se si Berisha po sillet, duke diktuar gjithçka vetë dhe duke mos ia lënë avokatëve profesionistë që ta mbrojnë nga akuzat.

“Në botë individi në të tilla pozicione e ka nga natyra dhe shkollimet që ka bërë, besim të avokati, kurse këta drejtojnë avokatin, do marrin pafajësi me shprehje popullore. Ku e di ky çfarë është prova, akuza, fakti juridik dhe pafajësia, kështu që do ta durojmë”, shprehet avokati mes të tjerash.

Ngjela foli edhe për marrëveshjen ushtarake trepalëshe Kroaci-Shqipëri-Kosovë, duke thënë se është “60% Iliri”, duke i cilësuar kroatët si një gjak shqiptar. Ai shtoi se kjo aleancë, ka tensionuar Serbinë, sepse përfshin marrëveshje armatimi dhe të prodhimit të tyre. Por në situatën ku perëndimi gjendet përballë SHBA-ve, kjo është diçka e natyrshme, sepse edhe BE duhet të riarmatoset, ashtu edhe siç Britania e Madhe dhe Europa e ka deklaruar nëpërmjet liderëve të saj së fundmi.

“Erdhën te Teuta e madhe, te Iliria. Është Iliria ajo, përfaqëson të paktën 60%. Ndaj ka marrëdhënie të mirë mes kroatëve dhe shqiptarëve, janë një rracë,. Por kanë humbur gjurmë, katolikë historikë, ata e dinë këtë. 60% e marrëveshjes është Iliri. Por aleanca që kanë bërë qartë ka ngritur tensionin në Beograd. Sepse bëhet fjalë për armatosjen dhe prodhimin e armëve. Këtu është tërhequr politika amerikane dhe këta këtë thonë, ikën ata, tani jemi ne dhe BE, do e bëjnë bashkë. Do prodhohen vetë, këtu nis një konkurrencë për armët e luftës dhe mbrojtjes mes SHBA dhe BE-së. Duket si lëvizje pro Moskës ajo e SHBA-ve, por mund ta ketë në funksion të interesit personal-amerikan. Mbrojtja e Europës kërkon investime në mbrojtje, ushtarake. Perëndimi europian dhe Anglia kërkon riarmatosjen e ushtrisë për mbrojtje në këtë situatë të krijuar”, shpjegon avokati për Report Tv.

/shqiptarja.com