SPAK nuk pyet per Big Brother! Ja kush jane dy ministrat e Rames qe po tentojne te largohen nga Shqiperia

Ish-drejtuesi në policinë e Shtetit, Shemsi Prençi ka deklaruar se dy ministra të qeverisë Rama shumë shpejt do të largohen dhe do të kërkojnë azil njësoj si zv.kryeministri Ahmetaj për shkak të dosjeve që SPAK ka ndaj tyre.

Sipas tij në këto dosje janë të përfshirë dhe biznesmenë të fuqishëm, duke shtuar se tashmë SPAK po luan me vijën e zjarrit.

“Dy ministra janë në tratativa për të ikur për të kërkuar azil. Siç iku zv.kryeministri. SPAK duhet t’iu ndalojë daljen jashtë shtetit, por kanë frikë se policia nuk i ndalon dot se kanë pasaporta shërbimi dhe në kufi nuk i regjistrojnë.

Shpejtësia në hetim duhet të ishte më e madhe. Në dy dosje janë të përfshirë oligarkët dhe pastaj SPAK prek vijën e zjarrit. Pasi ka prekur politikanët, por tani…

Ministrat janë të lidhur me dosjen e Elbasanit edhe me pronat e ushtrisë dhe fondet e IPARD 2. Ditën e të dashuruarve nuk do ta festojnë në liri”, u shpreh Prenci në A2CNN