Sondazhi i fundit Euronews! Cili është kryeministri dhe partia që duhet të drejtojë sipas Qarkut të Tiranës

Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e parë zgjedhore të Qarkut Tiranë, të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.

Cili mendoni se është politikani më i përshtatshëm për të qenë kryeministri i vendit?

41.7 % e qytetarëve thonë se më i përshtatshmi për kryeministër është Edi Rama.

Pas tij me radhë 19.4% Sali Berisha, 8% Adriatik Lapaj, 6.3% Agron Shehaj, 3.2% Arlind Qori, 1.2% Endri Shabani, 3.5% të tjerë dhe 16.7% janë përgjigjur nuk e di.

Pyetja e dytë e këtij lloji:

Cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin?

42,4% e qytetarëve shprehen se është Partia Socialiste, 23,6% Partia Demokratike, 6.5% Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia 5%, 3.1% Lëvizja Bashkë, 1.5% Nisma Thurje, 0.3% Djathtas 1912, 0,5% PSD dhe 16.7 janë përgjigjur nuk e di.

Krahasuar përgjigjet e qytetarëve në Qarkun Tiranë me qytetarët në gjithë Shqipërinë për të njëjtat pyetje rezulton se Edi Ramën si Kryeministër dhe PS si partia që duhet të drejtojë vendin i preferojnë 1.3% dhe 1.1% më pak qytetarë në Qarkun Tiranë krahasuar me gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë lidhur me Sali Berishën si kandidat i preferuar për Kryeministër dhe PD si partia që duhet të drejtojë vendin nëse i referohemi të njëjtit krahasim Qark Tiranë dhe gjithë Shqipërisë rezulton se 0.5% më pak qytetarë e preferojnë Sali Berishën si Kryeministër ne qarkun Tirane dhe 0.5% e qytetarëve preferojnë më shumë PD si partia që duhet të drejtojë vendin.

 

Qarku i Tiranës ka gjithsej 36 mandate parlamentare. Duke u bazuar në përqindjet e mësipërme dhe duke marrë parasysh metodologjinë e shpërndarjes së mandateve sipas sistemit proporcional rajonal me korrektim kombëtar, një projeksion i mundshëm i ndarjes së mandateve mund të jetë:

  • PS: 13-14 mandate 
  • PD: 9-10 mandate
  • Shqipëria Bëhet: 2-3 mandate
  • Partia Mundësia: 1-2 mandate
  • Lëvizja Bashkë: 0-1 mandat