Rama nuk fiton dot! Sondazhi i italianëve nxjerr “fituesin” e zgjedhjeve: Kush ëshë SURPRIZA e madhe

Sondazhi i institutit italian “Piepoli” në bashkëpunim me Report TV, nxjerr Partinë Socialiste fituese në zgjedhjet e “11 majit”.

Sipas të dhënave të sondazhit, PS projektohet të marrë nga 46.5% deri në 50.5% të votave, duke ruajtur thuajse të njëjtin nivel me rezultatin e vitit 2021.

Koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha (PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore) renditet i dyti, me një kuotë që varion nga 35% deri në 39% të votave, pak më poshtë krahasuar me rezultatin e arritur në vitin 2021. Përçarja e opozitës duket se ka një ndikim të qartë në performancën e saj në sondazhe.

Pa dyshim që surpriza është koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit të cilët renditen të tretët, me një mbështetje që varion nga 7-9 % të votave.

Partia Mundësia e Agron Shehajt. projektohet të marrë 2.5% deri në 4.4% të votave, ndërsa Partia Social Demokrate e Tom Doshit pritet të marrë 0.5. – 2.5%. Shikoni tabelën më poshtë: